Edhe pas dy javësh, veriu mbetet i barrikaduar

Përkundër kërkesave ndërkombëtare, barrikadat e vendosura në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë prezente edhe pas dy javësh

Barrikadat në Veri

Janë bërë dy javë qëkur në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Ndryshe, të enjten, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar.

Andaj, ai ka theksuar se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat.

“KFOR-i kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë. Por, pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionin policor Jarinjë dhe Leposaviq, ditët që po numërohen, po u vjen fundi. Unë besoj se KFOR-i dhe i gjithë faktori ndërkombëtar do të angazhohet maksimalisht që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve të paraqitura për largimin e barrikadave janë të nxitura nga Serbia dhe janë për të arritur qëllime politike.

Po në këtë ditë është mbajtur një protestë në Rudar të Komunës së Zveçanit të thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”.

“Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës” janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, ka thënë Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe në këtë protestë.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika