Gjermania ia ka kthyer Nigerisë 20 artefakte bronzi dhe kësisoj është bërë vendi i fundit evropian, i cili kthen eksponate në vendet afrikane prej ku janë marrë.
Më herët, këtë vit, Gjermania me Nigerinë kishin nënshkruar deklaratë mbi pranim-dorëzimin e një mijë e 130 artefakteve prej bronzi të kohës së Mbretërisë Benin, gjegjësisht skulptura në reliev e të cilat deri më tash gjendeshin në muzetë e Gjermanisë. Në pranim-dorëzim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Nigerisë, Geoffrey Onyeama, dhe ministri i Informimit, Lai Mohammed, sikurse edhe ministrja e Kulturës dhe Mediave e Gjermanisë, Claudia Roth, bashkë me përfaqësues të institucioneve muzeore.
Para më shumë se 200 vjetëve ushtarët britanikë kanë marrë mijëra skulptura kur kryen bastisje gjatë pushtimit të Mbretërisë Benin.
Skulpturat më pas përfunduan në institucione të ndryshme në Zelandën e Re, Gjermani e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e koleksioni më i pasur i këtij thesari gjendet në Londër.
Ministri i Informimit i Nigerisë i ka bërë thirrje Muzeut Britanik që t’ia kthejë Nigerisë më shumë se 900 artefakte bronzi sa ka në koleksionin e vet.