Në Mitrovicë të Veriut dy të mitur kanë raportuar të enjten e 22 dhjetorit se janë sulmuar nga disa qytetarë serbë, kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Raporti njofton se të miturit kanë pranuar trajtimin mjekësor.
Në raportin e PK-së është bërë e ditur se njësitë policore po kryejnë hetimet lidhur me këtë rast.
“Mitrovicë Veri 22.12.2022 – 16:00. Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.