Ligjin për Zyrtarët Publikë, Berisha i PDK-së e krahason me Administratën në ish-Jugosllavi

Ligji për Zyrtarët Publikë i mundëson Qeverisë që Administratën Publike ta futë nën kontrollin e njerëzve partiak, ka thënë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti Hisen Berisha nga Partia Demokratike Kosovës(PDK), e ka komentuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, ku ka thënë se Kosovës falë bashkëpunimit me miqtë ndërkombëtarë kishte arritur ta krijonte një Administratë Profesionale.

Sipas Berishës, me Ligjin për Zyrtarët Publikë,Qeverisë së Kosovës i mundësohet që Administratën Publike ta futë nën kontrollin e njerëzve partiak.

“Tani janë përcaktuar disa që quhen inspektorë, që janë në rolin e komisarëve politike, që do të thotë se në kriteret e vlerësimit të një punëtori të Administratës, nuk ka më kritere sipas standardeve që i kanë vendet demokratike të Botës, por kriteret i përcakton partia”, ka deklaruara ai.

“Këtu po tentohet të shkatërrohet një Administratë profesionale edhe po tentohet të bëhet një administratë e kontrollueshme nga Partia”, ka theksuar Berisha.

“Po dëshirojnë me fut kriterin përshtatshmëri politike për Administratën Publikë. Ky është kritere i regjimeve totalitaret komuniste”, ka sqaruar ai.

Më tej, ai ka thënë se Partia Demokratike Kosovës, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetues që me pa sesa është në harmoni me parimet demokratike, edhe për këtë filtëri më i mirë është Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar deputeti opozitar Berisha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika