Kurti: Sporti ndikon në krijimin e ndjenjës së përkatësisë dhe jo vetëm kur luan Kosova, por edhe kur luan Xhaka, Shaqiri e Kosovare Asllani

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin kurta, ka thënë se sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë. Në çdo paraqitje të reprezentacioneve dhe klubeve të Kosovës, dhe jo vetëm – por edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani.

Kurti tha se kur luajnë këta lojtarë fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret.

“Me mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare, sportistët tonë përveç lojës në terrene sportive, kanë luajtur goxha edhe me zemrat tona. Kemi qenë bashkë në humbje e në fitore. E u jemi gëzuar tejmase sukseseve të tyre e të tonave, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu theksoi se këtë vit janë ndare mbi 7 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte për afër 300 përfitues, organizata sportive e profesionistë të sportit.

“Këtë vit i kemi ndarë mbi 7 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte për afër 300 përfitues, organizata sportive e profesionistë të sportit. Kjo reflekton rritje prej 15%, krahasuar me vitin 2021, ndërsa në krahasim me vitin 2020 rritje për 45%. Ndërkaq, buxheti tashmë i miratuar për vitin 2023, do të jetë më i larti ndonjëherë me mbi 3.2 miliardë euro, e në të cilin është reflektuar edhe rritja e buxhetit për sportin”, ka thënë Kurti njofton Kryeministria.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika