Një vajzë, e cila siç shkruan raporti i Policisë së Kosovës, kishte probleme psikike, është arrestuar të premten e 23 dhjetorit, rreth orës 16:00, në Prishtinë, pasi ajo raportohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë.
“Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, vajza e tij, e dyshuara femër kosovare, me probleme psikike, ka tentuar ta sulmojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.