Rasti i foshnjës – shkarkohen edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës

Spitali i Pejës

Spitali i Pejës përmes një njoftimi të shtunën e 24 dhjetorit, ka bërë të ditur se ka shkarkuar edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës, në lidhje me rastin e foshnjës të raportuar së fundi, e cila një javë më parë ishte futur në rrobalarëse, pasi kishte lindur e vdekur.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se së fundmi janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri.

Ndërsa, është theksuar se ky shkarkim ka ardhur në kuadër të respektimit të përgjegjësisë menaxheriale.

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një ditë më parë, Spitali ka shkarkuar edhe shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhej në njoftimin e të premtes së 23 dhjetorit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika