Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 18 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 689 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 23 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 433.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 167 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 243 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 740.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 166.
Janë një milion e 825 mijë e 322 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 22 prill, në Kosovë 14 raste kanë qenë aktive dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.