Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, është shprehur i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit.
Ai në një postim në Twitter, ka shkruar se veprimi vendimtar i Bashkimit Evropian është urgjent, ndërsa ka shtruar pyetjen nëse Serbia është e vetëdijshme që nxitja e dhunës në Kosovë, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruan Ischinger, transmeton Portali Dukagjini.
Deeply concerned about continuing tensions. Decisive EU action/role urgent. Has Serbia been made aware that inciting violence in neighboring state Kosovo would make continued EU accession process impossible? @vonderleyen @JosepBorrellF https://t.co/yzHuaLwzbq
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) December 24, 2022
Ndryshe, lidhur me gjendjen e sigurisë në veri dhe vendosjen e barrikadave, të enjten ka mbajtur një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se barrikadat në veri kanë humbur kuptimin.
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, të premten në mbrëmje ka thënë se duhet të shmanget shfaqja provokuese e forcës dhe zgjidhja duhet përmes dialogut.