Begaj uron besimtarët e krishterë për Ditën e Krishtlindjeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për Ditën e Krushtlindjeve duke thënë se kjo festë i rikthen tek njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e Krishtlindjes ka shprehur urimet e tij për të gjithë besimtarët të krishterë në Shqipëri dhe në botë.

Begaj ka thënë se tani bota është e trazuar nga luftrat e varfëria dhe sipas tij, Shqipëria mbetet e paprekur nga pasojat e tyre.

Presidenti shqiptar ka shtuar se dita e Krishtlindjes “na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar”.

“Thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë!”, ka theksuar Bjaram Begaj.

Sipas Begajt, shqiptarët kanë “një pasuri të vyer” duke përfshirë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.

“Ndaj urojmë e kremtojnë festat duke qenë pranë njëri-tjetrit me zemër e me shpirt, duke bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë për këtë vend, për fëmijët tanë, për të gjithë ne”, ka potencuar presidenti Begaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika