“Kjo është lista e serbëve që do të arrestohen, ekzistencën e së cilës Prishtina e mohoi zyrtarisht ditë më parë…Ky është edhe një mesazh brutal nga Prishtina se serbët nuk mund të ndjehen të sigurt në Kosovë”.
Kështu ka deklaruar kryeministrja serb, Ana Bërnabiq, rreth një liste me kriminelë serb të publikuar ditë më parë nga deputeti i VV-së, Armend Muja.
E Muja i është përgjigjur kësaj deklaratë të Bërnabqit duke thënë se kjo liste, me persona që terrorizojnë qytetarët në veri të Kosovës, është konfirmuar edhe nga Thesari i ShBA-ve Magntisky.
Ai shtoi se niveli i ri i Serbisë është se kryeministrja e Serbisë anon haptazi dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht.
“Jo “lista” e Qeverisë së Kosovës Lista e kriminelëve miqësorë me Rusinë, të mbështetur nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë-K e konfirmuar nga Thesari i SHBA Magntisky (Veselinović & Radoičić OCG). Niveli i ri i Serbisë – kryeministri haptazi anon dhe strehon kriminelët e konfirmuar ndërkombëtarisht”, ka shkruar Muja në Twitter.
Not the the ‘list’ of KS Gvt. The list of Russia friendly, Serbia backed, criminals, terrorising our K-Serb citizens confirmed by US Treasury Magntisky (Veselinović &Radoičić OCG). Serbia’s new low – PM openly sides and harbors internationally confirmed criminals 1/3 https://t.co/IMWT21KjeO
— Armend Muja (@ArmendMuja) December 24, 2022
Muja tha se mbështetja e krimit të organizuar do të rrëzonte një qeveri në një demokraci normale të BE-së.
“Mbështetja me grupet e krimit të organizuar do të rrëzonte një qeveri në një demokraci normale të BE-së. Nuk është çudi që Serbisë iu deshën dekada për të dorëzuar kriminelët e saj të luftës. BE-ja duhet të jetë e qartë dhe të dënojë propagandën tuaj, pretendimet territoriale dhe aktet destabilizuese kundër fqinjëve më të vegjël”, ka shtuar Muja.