Gjendet i vdekur një 52-vjeçar në Livoq të Epërm në Gjilan

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Në fshatin Livoq të Gjilanit është gjendur një person pa shenja jete gjatë ditës së shtunë të 24 dhjetorit.

Ilustrim

Në fshatin Livoq të Gjilanit është gjendur një person pa shenja jete gjatë ditës së shtunë të 24 dhjetorit.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se sipas të dhënave të para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeç.

“Ju njoftojmë se rreth ores  13:31 të datës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi i Epërmë –  Gjilan, sipas te dhënave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njësitet Policore Patrulluese jane ne  sigurimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Ai ka shaut se “Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika