Të shtunën e 24 dhjetorit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident është goditur një person nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë thënë se vozitësi i automjetit e ka dërguar vetë viktimën në Spitalin e Pejës, ndërsa pas ekzaminimit mjekësor, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin. Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.