Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale

Memliu Krasniqi ka thënë se është një gabim katastrofal nëse diskutohet në Bruksel për barrikadat, duke shtuar se nëse barrikadat qëndrojnë gjatë, do të krijohet një realitet i ri në atë pjesë të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar para kriminelëve në veri të Kosovës.

Sipas Krasniqit nëse barrikadat qëndrojnë gjatë, do të krijohet një realitet i ri në atë pjesë të Kosovës, duke pyetur Kurtin se kur do të largohen ato barrikada qoftë nga KFOR-i, qoftë nga institucionet e Kosovës.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se “t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshiron të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës. Unë prap po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty”.

Krasniqi tha se sa duhet të pritet deri sa të largohen barrikadat, pasi sipas Kurtit, KFOR ka kërkuar pak kohë që t’i largojë, e tash u bënë rreth 2 javë që janë vendosur.

“Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druajë se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Krasniqi potencoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka dirigjuar vendosjen  e barrikadave në veri të Kosovës, për ta penguar marrëveshjen finale.

“Me fol për barrikadat në Bruksel është një gabim katastrofal..po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeministri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuçiqi i ka vendos barrikadat për ta penguar marrëveshjen”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika