Që nga 10 dhjetori veriu mbetet i bllokuar, Qeveria në pritje që KFOR-i të veprojë

Tashmë një javë larg fillimit të vitit 2023, barrikadat në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë. Ndërsa, pas Krishtlindjeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të takohet me komandantin e KFOR-it për të sqaruar se si do të veprohet

Foto ilustruese

Barrikadat në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, janë të vendosura që nga 10 dhjetori nga serbët lokalë, si përgjigje ndaj arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Ndërsa, misioni i KFOR-it ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se për shkak të mungesës së sigurisë, është refuzuar kërkesa e Kosovës që përmes një helikopteri, i arrestuari Pantiq të transferohej nga Jarinja për në Prishtinë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës dhe qytetarëve.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Kujtojmë se më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heqë barrikadat.

Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ndërkaq, të shtunën, policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq për shkak të barrikadave, është bërë ndërrimi i tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika