Franca nuk është ende e kënaqur me rezultatin e finales së Botërorit të Katarit 2022, ku humbi në penallti kundër Argjentinës.
Nga kjo pakënaqësi, në Francë filloi një peticion nënshkrimesh përmes internetit, për ta rishfaqur finalen e Kupës së Botës.
Faqja e sondazhit ka më shumë se 200 mijë nënshkrime, ku francezët janë të zemëruar me zyrtarizimin e lojës.
Përgjigjja e Argjentinës
Përgjigjja e ndjekësve të kombëtares së Argjentinës nuk ka vonuar.
Valentin Gomez, një llogari argjentinase në Twitter, filloi një iniciativë për t’iu përgjigjur francezëve.
“Nëse francezët po mbledhin nënshkrime për një rishfaqje të finales së Kupës së Botës, unë propozoj që ne të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të mos qajnë më dhe të fitojnë Kupën e Botës së nënshkrimeve”, ka thënë Gomez, raporton Marca.
Në vetëm pak orë, peticioni argjentinas kishte më shumë se 30,000 nënshkrime.
Rrjetet sociale u mbushën me komente se Argjentina ishte kampionia e ligjshme.
“Qëkur i mundëm në finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe duke mos pranuar që Argjentina është kampione e botës”, thuhet në një koment.
“Po të mos ishte Mbappe, ata nuk do të arrinin as në penallti”, shkruante një tjetër.