Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka mbrojtur qëndrimin e Kinës për luftën në Ukrainë, dhe ka sugjeruar se ajo do të thellojë lidhjet me Rusinë vitin e ardhshëm, pasi ai mirëpriti “hapat historikë përpara” në marrëdhëniet kinezo-arabe.
Duke folur me video në një konferencë në kryeqytetin kinez, Wang, të dielën, ai fajësoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy ekonomive më të mëdha në botë, duke thënë se Pekini ka “refuzuar me vendosmëri” “politikën e gabuar të Kinës” të Uashingtonit.
Kina është tërhequr kundër presionit perëndimor mbi tregtinë, teknologjinë, të drejtat e njeriut dhe pretendimet e saj për një pjesë të gjerë të Paqësorit Perëndimor, duke akuzuar SHBA-në për ngacmim.
Refuzimi i saj për të dënuar pushtimin e Ukrainës dhe për t’u bashkuar me të tjerët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka prishur më tej lidhjet dhe ka nxitur një ndarje në zhvillim me pjesën më të madhe të Evropës.
“Për sa i përket krizës në Ukrainë, ne kemi mbështetur vazhdimisht parimet themelore të objektivitetit dhe paanshmërisë, pa favorizuar njërën apo tjetrën palë, apo duke i hedhur benzinë zjarrit, akoma më pak, duke kërkuar përfitime egoiste nga situata”, ka thënë Wang, raprton Reuters.
Ai ka shtuar se Kina do të “thellojë besimin e ndërsjellë strategjik dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm” me Rusinë. Luftanijet nga të dy vendet zhvilluan stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Kinës Lindore, javën e kaluar.
Wang ka thënë se tregtia dypalëshe midis dy vendeve po i afrohet objektivit prej 200 miliardë dollarësh “me një ritëm më të shpejtë”, duke shtuar se projektet e mëdha të investimeve janë në zhvillim e sipër.
Gjatë vizitës, Xi nënshkroi disa marrëveshje partneriteti strategjik dhe ekonomik, dhe tha se Kina do të vazhdojë të importojë sasi të mëdha nafte nga vendet e Gjirit dhe të zgjerojë importet e gazit natyror të lëngshëm.
Ndërkaq, Wang ka akuzuar SHBA-në për “ngacmim të njëanshëm” dhe tha se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës në Ukrainë në mënyrën e vet, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze.