Të freskëta i ka kujtimet e me nostalgji kujton periudhën kur në vendin ku u lind u rrit e edhe punojë, kishte gjallëri ndera sot ka filluar të boshatisët.
Është ky Selman Kastrati nga fshati Hogosht, komuna e Kamenicës.
Ndonëse në këtë vend edhe u pensionua, sot ky fshat që dikur kishte banorë sot kanë mbyllur edhe shkollat ky Selmani me shokë kishin kujtime.
“E kaluara ka qenë ma e populluar, tash rinija kanë ik, pasi papunësia i ka detyru. Shkolla e mesme nga viti I kaluar nuk funksionojnë pasi janë shpërngul shumica e popullsisë. Tash e kemi vetëm shkollën fillore”, ka thënë Selmani.
I rrethuar më kodra e më një pamje mahnitëse, ky fshat që gjendet në kufi më Serbinë, tashmë ka mbetur me vetëm 150 shtëpi të banueshme nga 500 sa i kishte.
Shtëpitë e braktisura, janë pamja që të shoqërojnë buz-lumit që rrjedhë përgjatë fshatit.
“Gjendja është e vështirë, rinja janë largu shkaku i kushteve të vështira”, ka thënë Ilmi Bikiqi.
“Fshati I ka pas 500 shtëpi të banueshme e tash i ka vetëm 150 prej tyre. Përpara u kanë shumë ma mirë, po e braktisin shkaku i punës”, ka thënë Feim Agaj.
Fshati Hogosht sot është ndër fshatrat më të mëdha në Komunë të Dardanës dhe në Kosovë.