Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.
“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, janë duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, ka shkruar ai.
🚨 #Serbia’s pro-regime media are in overdrive to instigate armed confrontation in #Kosovo, falsely reporting that skirmishes are taking place near Zubin Potok.
Kosovo Police is not involved in any skirmishes. Serbia’s illegal and criminal structures are firing weapons. pic.twitter.com/hyWtCM9iny
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2022
Gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu po dyshohet se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.
Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia, por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.