Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jam nisur për në Rashkë, situata është komplekse

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë"

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.

“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Të shtëna në Zubin Potok, sulmohet një ekip i KFOR-it

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika