Baki Kelani: Policia e Kosovës e ka vetëm një faqe zyrtare në Facebook

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është distancuar nga faqet e rreme të Facebook-ut në emër të PK-së, të cilat janë duke i përdorur mediat serbe për të bërë propagandë në emër të Policisë së Kosovës.

Kelani në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se “Kosovo Police” është e vetmja faqe zyrtare e PK-së dhe si e tillë është e konfirmuar nga rrjeti social Facebook.

Përndryshe, mediat serbe janë duke përdorur postimet nga një faqe në Facebook e cila e ka një emër “Njësia Speciale”, ku mediumi serb Pink.rs është duke i përdorur për propagandë postimet e kësaj faqe, pas së cilës nuk është Policia e Kosovës.

Situata në katër komunat veriore të Kosovës është duke tentuar që nëpërmjet lajmeve të rreme të eskalohet.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika