Të shtënat në Zubin Potok, Sveçla: Lojërat e Vuçiqit vazhdojnë

Xhelal Sveçal, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj të shtënave të Zubin Potok duke thënë se lojërat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vazhdojnë.

Sveçla tha se fillimisht mediat serbe kanë thënë se në Z. Potok ka pasur përleshje të iniciuara nga PK-ja. Kur e kuptuan se sulmuan KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet.

Ai kërkoi që barrikadat duhet të hiqen, e duhet të ndalohet organizimi i strukturave ilegale që synojnë destabilizimin e Kosovës.

“Lojërat e Vuçiqit vazhdojnë. Fillimisht kanë thënë se në Z. Potok ka pasur përleshje të iniciuara nga PK-ja. Kur e kuptuan se sulmuan KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen. Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale kriminale që synojnë të destabilizojnë Kosovën”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Gjithashtu, Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok.

Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Nga ky rast, nuk ka të lënduar dhe se po kontrollohen faktet.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

E nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika