Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, se një person i gjinisë femërore ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore, në komunën e Podujevës.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi i dyshuar nuk është arrestuar derisa kanë shtuar se ky rast është duke u hetuar.
Rasti në fjalë është dyshohet të ketë ndodhur me datën 23 të muajit dhjetor.
“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.