Një person është arrestuar në komunën e Prishtinës, nën dyshimet për tentim vrasje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se atij i është konfiskuar pistoleta, me të cilën, i dyshuari kishte tentuar ta vrasë një person tjetër.
Pistoleta, sipas policisë, ishte e djegur.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, dhe nga ai janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.