Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka folur për qëllimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje veriun e Kosovës.
Ben-Meir, tha se presidenti Vuçiq është duke i përdorur komunat veriore të populluara me shumicë serbe, për ta minuar pavarësinë e Kosovës.
“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë interesa kontradiktore për të arritur objektivin e tij”, ka thënë ai.
President Vucic of Serbia is determined to undermine Kosovo’s independence, and he uses the Serb-populated northern Kosovo municipalities where they have conflicting interests to achieve his objective. #Kosovo #Serbia
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 26, 2022
Barrikadat në veri të Kosovës, u vendosën me datën dhjetë dhjetor, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.
Pantiq ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj anëtarëve dhe zyrës së KQZ-së në veri.
Këtë të hënë, janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri.