Sipas Pecit, ka thënë se me këto masa të mbështetjes synohet rritja e aftësisë konkurruese te sektorit argo-rural, rritja e produktivitetit në bujqësi, përmirësimi i sigurisë argo-ushqimore, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, si dhe përmirësimi i bilancit tregtar të produkteve bujqësore.
Ndryshe, Programi për Zhvillim Rural (PZHR) i vitit 2022 përfshinë disa masa si ”Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, industria agro-perpunese”, “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, “Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER”.
Gjithashtu ministri Peci ka folur edhe për zbatimin e PZHR 2022 duke thënë se kjo procedurë do të zbatohet sipas legjislacionit në fuqi.
”Javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këtyre procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim”, ka thënë ai.
Me këtë projekte synohet të përmirësohet cilësia e ushqimit edhe mbikëqyrja e kafshëve, si dhe ngritja e kualitetit të jetës në zonat rurale.
Kurse me nëntë mars, Ministria e Bujqësisë, përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve kishte siguruar rritje deri në 216 për qind.
Kjo ishte bërë e ditur në konferencën për media nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci dhe Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të cilët e kishin shpalosur në detaje politikat bujqësore që parashihnin rritjen e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022.