Krasniqi-Kurtit: E ke mbështetjen time të plotë reagoni, hiqni barrikadat sepse po rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ai ka dhënë mbështetjen e plotë Qeverisë së Kosovës, për t’i larguar barrikadat nga katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij, edhe në ditën e 17 s’ka ndonjë vendim për t’i larguar barrikadat e vendosura nga grupet kriminale me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiq-it, si tentim për ndarjen e Kosovës. Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë”, ka deklaruar i pari i PDK-së.

“Barrikadat mbesin, shpërthimet në pjesën veriore vazhdojnë, sulmet ndaj gazetarëve vijnë e shtohen, jeta e qytetarëve po rrezikohet, tentimi për të krijuar një realitet të ri po avancon e shqiptarët po largohen çdo ditë nga ajo pjesë e vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.

“Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë”, ka shtuar ai.

Më tej, Krasniqi ka falenderuar KFOR-in për misionin e tij paqeruajtës që e kryen me suksese. Sipas Krasniqit largimi i barrikadave është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika