237 raste të dhunës seksuale ndaj grave për 11 muaj në Kosovë

Shqetësuese janë bërë shtimi i rasteve të sulmeve seksuale në Kosovë. 62 raste të tilla janë shënuar brenda 11 muajve të 2022-s. Juristët e shpjegojnë disa nga arsyet për rritjen e rasteve

Policia e Kosovës

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të vitit 2022, por raportimi i rasteve të dhunës, ngacmimeve e sulmeve seksuale në Kosovë, nuk kanë të ndalur.

I fundit i tillë është raportuar të dielën, ku një grua në Podujevë lajmëroi në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Rastet e ngjashme për 11 muajt e vitit 2022, nuk janë të pakta.

Përgjatë këtyre muajve në Policinë e Kosovës, bëhet e ditur se nga janari e deri në fund të nëntorit, janë raportuar 87 raste të ngacmimeve seksuale, 88 raste të dhunimeve dhe 62 raste janë paraqitur si sulme seksual.

E këto shifra mund të jetë edhe më të lartë, thotë Anton Ndrecaj, këshilltar ligjor.

Anton Nrecaj, Këshilltar Ligjor ka thënë se “Janë tri gjera, e para është pozitive që ka ngritje të numrit pasi ka vetëdijesim të viktimave për të lajmëruar dhe mendoj se ka raste më shumë se sa këto që janë lajmëruar. Pjesa e dytë,  kemi mungesë të zbatimit të dispozitave ligjore dhe dështimin e hallkës zinxhirore të shtetit, kemi raste që janë raportu në Polici por nuk janë trajtu me seriozitet dhe kemi pas raste kohëve të fundit ku kanë përfundu me fatalitete”.

Shqetësuese numrin e rasteve për këtë vit po e sheh edhe avokati Asdren Hoxha.

Vetëm se sipas Hoxhës, që është dhe pjesë e disa proceseve gjyqësore të rasteve të tilla, janë disa shkaqe që po ndikojnë në ngritjen  e numrit të tyre nga vitit në vit.

Asdren Hoxha, avokat ka thënë se “Me shqetëson fakti i numrit të këtyre rasteve. Ligji parash hetimin prej dy viteve, gjë që ndikon në mbarëvajtjen e çështjes. Pastaj, Gjykata derisa e hapë rastin dhe ka kogja çështje vuliminoze. Kam raste  që janë në zhvillim e sipër që dyshohen se janë kryer në vitin 2007, 2008, 2009, Kam edhe raste kur kam qenë avokat mbrojtës në vitin 2009 e 2010 dhe tek tash ka, marr aktgjykimin”.

Rasti më tronditës gjatë këtij viti ishte ai i dhunimit të një të mitures 11-vjeçare, e cila tek pasi u raportua doli se ishte dhunuar të paktën dy herë brenda disa mujave nga persona të ndryshëm.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika