Gjatë ditë së hënë Mediumi serb opozitar kundër regjimit të Beogradit “Nova.rs” ka bërë të ditur se ushtria serbe ka vendosur artileri pranë pikës kufitare në Jarinjë, përkatësisht topa me rreze të gjatë.
Më sa duke e gjithë kjo ishte dramë e presidentit serb, Aleksadër Vuçiq, ku pas fotografimit siç raporton “N1“, artileria e vendosur dy kilometra pranë Jarinjës u kthye në kazermë.
Vuçiq vazhdon me drama; Ushtria serbe vendos artileri pranë Jarinjës
Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, kanë vizituar një pjesë të njësive të Forcave të Armatosura në garnizonin e Rashkës.
Gjatë vizitës ministri ka biseduar me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilët janë duke kryer detyra pranë pikës kufitare në Jarinjë.
Ministri i Mbrojtjes u takua me krerët e Forcave të Armatosura, me të cilët diskutoi për situatën aktuale të sigurisë.
“N1” bëri të ditur se në vendkalimin Jarinje, në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, vërejti se ishin të vendosura gjashtë obusa – topa me rreze të gjatë të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake. Gazetari i “N1” tha se nuk u lejuan t’i filmonin.