Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimit të tyre në veri.
“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së ka shtuar se “këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!”.
Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse “të jenë më vigjilente” për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.
“Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar tutje Haradinaj.