KFOR-i lë pa mbikëqyrje barrikadën më të rrezikshme të veriut

Përsëri gjatë ditës së sotme, në afërsi të barrikadës së vendosur në fshatin Zupq, nuk kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës njësite të KFOR-it. Në këtë vend, sot është regjistruar sulmi i tretë ndaj gazetarëve

Barrikada në Zupq të Zubin Potokut

KFOR-i ka vendosur ta lë pa mbikëqyrje, një prej barrikadave më të rrezikshme të veriut, atë në Zupq të Zubin Potokut.

Njësite të KFOR-it, vizitojnë këtë vend vetëm në disa raste gjatë ditës.

Gjatë së hënës, në Zupq u sulmuan edhe një ekip i Klan Kosovës.

Gazetarja Qëndresa Bellagoshi pësoi disa lëndime.

Qëndresa Bellagoshi, gazetare ka thënë se “Unë kam disa lëndime në fytyrë për shkak të xhamave që kanë rënë dhe kanë shkaktuar disa lëndime, po ashtu edhe në njërin sy, derisa edhe vozitësi ynë ka lëndime më të mëdha për shkak të gurit që e ka goditur në pjesën e kraharorit dhe të qafës”.

Bellagoshi tregon se gjithçka ndodhi në kohën kur po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

“Për më shumë se dy minuta prej kur kameramani Agon Bejtullahu ishte duke marrë pamje në drejtim të barrikadave, ne në ndërkohë po xhironim në drejtim të atyre që veçse u maskuan. Dhe sapo u nisëm të largoheshim nga vendi u sulmuam me gurë” ka thënë Bellagoshi.

Ndryshe nga Zupqi, në Rudar përgjatë tërë kohës po qëndrojnë ekipe të ndryshme të KFOR-it.

Prandaj, këtu deri më tani, përveç vendosjes së barrikadave, nuk është shënuar ndonjë incident tjetër.

E zhvillime gjatë ditës kishte edhe në afërsi të Jarinjes nga ana e Serbisë.

Ushtria serbe ka vendosur disa makineri në afërsi të kufirit, përderisa Aleksandar Vuçiq ia ka bërë një kërkesë ministrit të mbrojtjes, Milosh Vuçeviq.

Milosh Vuçeviq, Ministër i mbrojtjes në Serbi ka thënë se  “Kemi kërkesë që Forcat e Armatosura të Serbisë të rrisin numrin e pjesëtarëve të njësive speciale deri në fund të vitit 2023, nga 1500 në 5000. 5000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të stërvitur dhe përgatitur, të cilët kanë armët dhe pajisjet ushtarake më modern për ta mbrojtur atdheun”

Qeveria e Kosovës ka theksuar në vazhdimësi, se i kanë të gjitha kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura gjithandej veriut, mirëpo po e presin KFOR-in që t’i largoj ato.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika