Grenell fajëson Kosovën për situatën në veri, i propozon disa kërkesa Blinkenit

Richard Grenell ka fajësuar shtetin e Kosovës për situatën e krijuar në veri, dhe i ka propozuar disa kërkesa Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për Qeverinë e Kosovës

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë së tensionet në veri të Kosovës janë të papranueshme.

Ai për këto tensione e ka fajësuar Kosovën, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon me veprimet e tij të njëanshme në veri, kështu duke rënë në kundërshtim më marrëveshjet e ndërkombëtare.

Grenell gjithashtu pati kërkesa për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai kërkoi nga Blinken, që Kurti të lirojë të burgosurit serb dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësor.

E të gjitha këto të bëhen sipas tij, duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave.

“Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare – Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë dhe të ndaloj dërgimin e forcave speciale në veri – duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave. E gjithë kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Grenell gjithashtu kërkoi që ambasada amerikanë në Kosovë të dënojë ndalimin e Patriarkut serb në Kosovë.

“Është gjithashtu koha më e shenjtë për të krishterët – Albin Kurti nuk duhet t’i kërkojë Patriarkut serb që së pari të bëjë deklarata politike para se të hyjë. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë fetare – dhe USAmbKosovo tashmë duhet ta dënojë publikisht”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika