Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake, shkruan mediumi “N1”.
Sipas ministrit, Milosh Vuçeviq, Vuçiqi ka urdhëruar gjatë mbrëmjes të së hënës së 26 dhjetorit që Forcat e Armatosura serbe të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
“Presidenti i Serbisë, si Komandant i Përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të ushtrisë serbe. Forcat”, ka thënë ministri Milosh Vuçeviq.
Ai shtoi se reagimi i butë i komunitetit ndërkombëtar është shqetësues për Serbinë.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, është shprehur se “me urdhër të presidentit” ka urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së.
Këtë ministri e deklaroi pasi presidenti Vuçiq urdhëroi që të merren të gjitha masat për “mbrojtjen” e popullit serb në Kosovë.
Drama e Vuçiq; Artileria e vendosur pranë Jarinjës, kthehet prapa në kazermë