Mëngjesin e së dielës së 24 prillit, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) sërish kanë përjetuar lëkundje nga tërmeti.
Tërmeti ishte me magnitudë prej 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane (EMSC), epiqendra ishte 13 kilometra në lindje të Stolacit në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ky tërmet është regjistruar në orën 04:27.
Gjithashtu, edhe Greqia ka përjetuar një tërmet me magnitudë prej 3.4 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është regjistruar në lindje të Kretës me një thellësi prej 28 km.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra u raportua 24 kilometra në jug të Kassos.
Sipas EMSC-së tërmeti është regjistruar në orën 4:00 minuta të mëngjesit.
Një person humb jetën si pasojë e tërmetit në Bosnjë dhe Hercegovinë