Rohde dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri, thotë se mediat duhet të punojnë lirshëm dhe pa frikë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka dënuar ashpër sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar të hënën me gurë në veri të vendit nga persona të panjohur, duke theksuar se "mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna"

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar me gurë në veri të vendit nga persona të paidentifikuar.

“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. I uroj ekipit televiziv të Klan Kosovës shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.

Të hënën në veri të vendit, specifikisht afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është sulmuar me gurë një ekip i mediumit Klan Kosova.

Klan Kosova kishte raportuar se nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi.

Drejtori i këtij mediumi, Adriatik Kelmendi, kishte thënë se gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta, dhe se ky sulm është kryer nga serbë të maskuar.

Sulmohet me gurë një ekip i gazetarëve në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika