Pas lirimit ndaj akuzave për terrorizëm, Haliti: Astrit Dehari gjeti vdekjen në burg për shkak të këtij rasti

Të martën, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm, akuzë për të cilën ishte arrestuar edhe aktivisti i LVV-së, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari. Aktivisti i LVV-së, Egzon Haliti, ka thënë se Dehari gjeti vdekjen në burg për shkak të këtij rasti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti, ka thënë se të shpallurit i pafajshëm nga akuzat për terrorizëm ishte një lajm pjesërisht i mirë, duke theksuar mungesën e aktivistit të LVV-së, tashmë të ndjerit, Astrit Dehari.

Të martën, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm, akuzë për të cilën ishte arrestuar edhe aktivisti i LVV-së, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari.

Lidhur me këtë, Haliti tha se Dehari gjeti vdekjen për shkak të këtij rasti, ndërsa lirimi nga akuzat i aktivistëve duhet të shërbejë si një përgjegjësi shtesë për prokurorinë.

”Qysh prej fillimit, ne edhe e kemi thënë publikisht, por edhe e kemi ditur se komplet ky proces gjyqësor i stërzgjatur ndaj nesh ka qenë komplet politik, edhe jo veç politik, por edhe montnim politik edhe montim gjyqësor. Sot, ke një lajm pjesërisht i mirë për shkak se u shpallëm të pafajshëm, por po them pjesërisht për shkak se e kemi edhe e kemi një aktivist që është arrestuar me ne, ai është Astrit Dehari, i cili nuk është shpallur i pafajshëm sot. Astrit Dehari e ka gjetur vdekjen në burg për shkak të këtij rasti, i cili u akuzua për terrorizëm. Pak a shumë, ky rast mundet të jetë edhe një përgjegjësi shtesë për prokurorinë që të merret me zbardhjen sa më shpejt të rastit të aktivistit tonë, Astrit Dehari”, ka thënë Haliti në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Gjykata nuk ka arritur t’i vërtetojë dyshimet për të dyshuarit, në lidhje me akuzat për terrorizëm.

Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, akuzoheshin se ishin përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzonte për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë katër muaj pasi ata bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, të martën ka reaguar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili lirimin e akuzave për terrorizëm ndaj ish-aktivistëve dhe aktivistëve të LVV-së, e ka cilësuar si drejtësi të vonuar, por një vendim meritor. Sipas Kurtit, kjo e sotmja tregon se thirrja për drejtësi ndaj të ndjerit, Astrit Dehari, duhet të bëhet edhe më e prerë.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika