Sipas një videoje të publikuar nga lajmi.net, shihet një person i shtrirë në tokë si pasojë e goditjes nga një veturë.
Në vendin e ngjarjes, gjithashtu, shihen edhe zyrtarët policorë.
Për RTV Dukagjini rasti është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”.
”Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për RTV Dukagjini.