Tetë persona u konfirmuan se kanë mbetur të vdekur pas bombardimeve ruse në qytetin e Khersonit.
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se në shënjestër ishin zona të banuara. “Si rezultat, të paktën tetë civilë u vranë”, thuhet në një postim në Telegram.
Yaroslav Yanushevich, guvernatori i rajonit, ka thënë se 58 persona ishin plagosur, raporton The Guardian.
“Në një fundjavë, në prag të Krishtlindjes, rusët sulmuan qendrën e qytetit. Ata sulmuan tregun, qendrën tregtare, ndërtesat e banimit, ndërtesat administrative – vendet ku ka më shumë njerëz” , ka thënë ai .
Po ashtu, ai ka shtuar se shtëpitë, ndërtesat qytetare dhe automjetet janë dëmtuar.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se sulmi në Kherson është më shumë dëshmi se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë sisteme mbrojtëse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ishte “terror, po vret për hir të frikësimit dhe kënaqësisë”.
Punëtorët në Mariupolin e pushtuar nga Rusia kanë filluar çmontimin e teatrit në qytetin jugor, subjekt i një rrethimi të zgjatur në fillim të këtij viti, ku qindra u vranë në një sulm ajror.
Ukraina ka njoftuar se ka vrarë 480 trupa të tjera ruse, sipas shifrave të saj të fundit të viktimave.
Një zyrtar ukrainas ka bërë thirrje që fabrikat iraniane të dronëve dhe raketave të shkatërrohen për shkak të përdorimit të tyre nga Rusia në luftë. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Volodymyr Zelenskiy, tha se Irani “poshtëron në mënyrë të hapur institucionin e sanksioneve ndërkombëtare”.
Holanda ka premtuar 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) për ta ndihmuar Ukrainën në vitin 2023, me shumicën e parave të destinuara për ndihmë ushtarake.
Trupat ruse kanë sulmuar vendbanimet pranë Bakhmut , një qytet në lindje të Ukrainës, me tanke, mortaja, topa dhe artileri raketore, në 24 orët e fundit. Shtabi i përgjithshëm ukrainas i forcave të armatosura tha se ishin kryer tre sulme me raketa, 10 sulme ajrore dhe 62 sulme të shumëfishta të sistemit raketor.
Ndërsa, sipas BBC-së, qindra njerëz po largohen vetë, një radhë makinash të ngritura në pikën e kontrollit që të çon nga Kherson, e mbushur me civilë të tmerruar.