Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në mbrëmje, ka arrestuar një 22-vjeçar në Ferizaj (SH.A), i dyshuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij (A.A), 19-vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
“Më datën 27.12.2022 rreth orës 10:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.A (M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij A.A ( F/K) e moshës 19-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rastin e ndodhur policia e ka cilësuar si “Dhunë në familje”.