Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.
Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa patur nevojën e një vize, shkruan euronews albania.
Ndryshe, Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, por marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.