Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kërcënimit me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.
“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”.
“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.
Po ashtu, gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, e cila gjendet në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se tashmë qytetarët kanë filluar të hyjnë përsëri në këtë aeroport.
Po ashtu, edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se alarmi për bombë rezultoi të jetë i rrejshëm.