Basketbollisti i Dallas Mavericks, Luka Donçiq, hyri edhe një herë në faqen e historisë së kampionatit më të fortë në botë, NBA. Ai shënoi 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime në fitoren ndaj New York Knics.
Basketbollisti slloven u bë i pari në histori që realizon “triple-double” me shifra të tilla.
Donçiqi ishte pak më shumë se 47 minuta në parket. Realizoi 16 nga 22 gjuajtjet e lira.
Në fund, Dallasi triumfoi me rezultatin 126:121 pas shtesës.
Donçiqi vazhdoi formën impresive të cilën po e kalon këtë edicion.
Slloveni arriti një rekord ekipor të martën (27 dhjetor 2022, me orën lokale) me 126:121 (55:63) me 60 pikë pas kohës shtesë. Më herët e kishte mbajtur Dirk Nowitzki me 53 pikë.