Cramon: Pantiq u lirua, barrikadat të largohen menjëherë

Pas ndryshimit të masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur ndryshimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për ish-policin serb nga Kosova, Dejan Pantiq, i cili u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, nga autoritetet kosovare nën dyshimin për sulme terroriste.

Sipas von Cramon, lirimi i Pantiqit nga paraburgimi për t’u mbrojtur në arrest shtëpiak, duhet të çojë në heqjen e menjëhershëm të barrikada në veri.

Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se si rrjedhojë e kësaj duhet të ketë deeskalim të plotë në veri.

“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit në paraburgim në shtëpi. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershëm të barrikadave në veri dhe deeskalim të plotë”, ka shkruar Von Cramon.

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia e Kosovës është e obliguar që të transferojë Pantiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Pantiq, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit, ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, është shprehur kureshtar se cili prokuror e ka shtruar këtë kërkesë dhe cili gjyqtar e ka aprovuar atë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam kureshtar se cili është ai prokuror që e bën kërkesë dhe cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, është shprehur Kurti.

“Nuk e di çështjen gjyqësore procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinjë për shkak se nuk mund të dënohej në burg zyrtar në qëndrim të paraburgimit, por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë kam dëgjuar është se meqë ishte në grevë të urisë, dhe kishte probleme me zemër do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori”, shtoi Kurti.

Gjyqtari Mentor Bajraktari, i cili vendosi për lirimin e Dejan Pantiqit nga paraburgimi, është emëruar të martën nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Mentor Bajraktari, me zyrtaren ligjore të kësaj gjykate Mirjetë Demiri, në çështjen penale ndaj të pandehurit, Dejan Pantiq nga Mitrovica e Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “Kryerja e veprës terroriste”, ka aprovuar aktvendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e Arrestit Shtëpiak.

Gjyqtari që liroi Pantiqin, të martën u emërua nënkryetar i Gjykatës në Prishtinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika