“Shtyllë e turpit, gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”.
Ky është shkrimi që është vendosur në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky grafit është vendosur si reagim ndaj vendimit për së zbutjes së masës ndaj ish-policit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e kishte shprehur habinë ndaj këtij vendimi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, e kanë quajtur akt tradhtie vendimin për arrest shtëpiak ndaj Dejan Pantiqit, i cili dyshohet se ka kryer vepër terroriste.
Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.
Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat.