Të gjithë personave iu vonua udhëtimi që kishin planifikuar ta bënin nga Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”.
Kjo sepse këtij institucioni iu dërgua një email që brenda tij gjenden disa mjete shpërthyese.
E për këtë qytetarët u alarmuan mjaftë.
“Ne ishim duke e pirë nga një kafe, i dorëzuam koferat e erdhen policia thanë nuk o në rregull diçka e ne dolëm për jashta të gjithë”, ka deklaruar Haxhi Bega, qytetar.
“Nuk e dimë, ne e gjetëm situatën kështu, ishim pak të shqetësuar, erdha nga Mitrovica e po më dhëmb pak”, ka deklaruar Flora Gashi, qytetare.
Pasi u përfunduan inspektimet e nevojshme, u kuptua që gjithë ai alarm për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm.
Kjo bëri që gjithçka të kthehet në normalitet dhe megjithëkëtë asnjë fluturim nuk u anulua
“Gjatë kësaj kohe kanë qenë të parapara katër fluturime, gjatë kohës kur kishim gjendje emergjente, dy aterime kanë ndodhur në aeroportin e Shkupit ndërsa katër fluturime tjera kanë patur vonesë”, ka deklaruar Valentina Gara, Zëdhënëse e Aeroportit.
Televizioni ka mësuar se emaili që është dërguan në emailin zyrtar të Aeroportit ka qenë në gjuhën arabe.