Dyshohet se 27 mijë e njëzet e shtatë mijë e nëntqind e tridhjetë e pesë euro janë të falsifikuara nga një shumë e parave prej 37 mijë e 968 euro të cilat janë deponuar në një ndër bankat e kryeqytetit nga dy të dyshuar.
Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çështja është trajtuar nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë e më pas lënda i ka kaluar hetuesve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“Dy të dyshuar: Sh.A., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) dhe E.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), si arkëtarë të një ndërmarrjeje, kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 968 (tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro. Nga kjo shumë, dyshohet se 27 935 (njezet e shtatë mijë e nëntqind e tridhjetë e pesë) euro, janë të falsifikuar. Parat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë monedha metalike me prerje dy dhe një euro (13 746 x 2 = 27492 euro dhe 443 x 1=443 euro, pra gjithsej 27935 euro)”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se njësia e forenzikës ka bërë sekuestrimin e monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe më pas, të njëjtat, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.
Me aktvendim të prokurorit, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.