Shtohen lëvizjet e policisë dhe EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë shtuar lëvizjet e automjeteve afër barrikadës së vendosur dy ditë më parë afër shkollës teknike në veri

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it vërehen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë afër shkollës teknike në veri.

Ndonëse është paralajmëruar për heqjen e barrikadave mëngjesin e së enjtes, barrikada vazhdon të qëndrojë ende në këtë lokacion.

Situata e sigurisë aktualisht është e qetë.

Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, shkruan KP.

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen, raporton KP.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Ndryshe, të enjten janë djegur kamionët në njërën nga barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Siç raporton ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që gjenden në vendin e ngjarjes, kamionët e djegur janë në barrikadën e vendosur te “Kërshi i Dudës” që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarit, Komuna e Zveçanit e vendosur nga serbët lokalë më 27 dhjetor.

Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës po mbajnë që nga 10 dhjetori.

Lirimi i tij është një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika