Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë e njëherit, anëtar i Orkestrës Filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.
I njëjti edhe ka reaguar për këtë dekorim në llogarinë e tijë në Facebook.
“Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „DEKORATË NDERI PËR MERITA NË SHËRBIM TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË“ nga Presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen. Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”, ka shkruar ai.
Doli ka lindur në Elbasan më 1971, dhe më pas është rritur në Gjakovë. Ndërkaq, studimet për muzikë i kreu në Vjenë për t’u bërë më vonë pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995.
Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Europa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.