Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese, dhe se testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi zyrtar i komunës së Prshtinës, ku thuhet se të gjitha të dhënat e dy ditëve testuese do të analizohen.
“Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do t’ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës, kishte marrë vendimin që të shtunën dhe të dielën të bëjë testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Ndryshe, testimi i rrugëve njëkahëshe në qendër të kryqytetit nuk u mirëprit aspak mirë nga opozita.
Tahiri bën kërkesë ndaj Rames për anulimin e rrugëve njëkahëshe në Prishtinë