Karriera e Ronaldos nuk përfundon në Real Madrid, Ancelotti: Tregu ynë është i mbyllur

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se janë mbyllur transferimet në klubin e tij, ndërsa, ka shtuar janë në mbikëqyrje për të larguar ndonjë lojtarë

Cristiano Ronaldo dhe Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit

Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se është mbyllur puna e transferimeve në klubin e tij dhe se nuk kanë nevojë për nënshkrime të reja në muajin janar të vitit 2023.

“Nuk kemi nevojë për nënshkrime në janar, tregu ynë është i mbyllur – atëherë për largime do të shohim me disa lojtarë”, ka deklaruar ai.

Ronaldo do të kthehet në Real Madrid? Një numër njerëzish kanë pyetur këtë pasi panë stërvitjen e 37-vjeçarit në Valdebebas në kryeqytetin spanjoll.

Ylli portugez u largua nga Katari pasi pësoi një humbje 1-0 ndaj Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Pasi panë se kontrata e tij me Manchester United u ndërpre derisa ishte në Katar, shumë kanë pyetur veten se çfarë do të vijë më pas për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Edhe pse ai ishte kthyer në Real Madrid, u raportua se ai ishte aty vetëm për të ruajtur gjendjen e tij fizike përpara kapitullit të ardhshëm në karrierën e tij.

Cristiano Ronaldo gjatë stërvitjeve, foto Marca

Ndërkaq, thuhet se Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, beson se Ronaldo do të kërkohet vetëm si një opsion rezervë për Karim Benzema, gjë që ai mendon se do të shkaktonte përçarje duke pasur parasysh dëshirën e sulmuesit portugez për të qenë njeriu kryesor.

NË CILIN EKIP DO TË SHKOJË RONALDO NË VITIN 2023?

Nuk dihet se ku do të përfundojë Ronaldo më pas, megjithëse raportet e forta e kanë lidhur atë me Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Gazeta spanjolle e lajmeve Marca beson se ai ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Al-Nassr, ku ai do të fitojë 200 milionë € (172 milionë £) në sezon.

Megjithatë, i pyetur për këtë gjatë Kupës së Botës, Ronaldo hodhi ujë të ftohtë mbi thashethemet, duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika